Pele i dha lamtumirën Maradonës në një mënyrë emocionale

Pele i dha lamtumirën Maradonës në një mënyrë emocionale

Sport December 03, 2020 - 16:46

Legjenda e futbollit brazilian dhe njëri prej më të mirëve të të gjitha kohërave, Pele i ka dhënë lamtumirën e fundit argjentinasit Diego Armando Maradona me një letër emocionale.

Maradona ndërroi jetë në mesjavën e kaluar pas një sulmi në zemër, disa ditë pasi kishte kryer operim në kokë, shkruan "Zeri.info".

Ndërkaq, Pele me anë të një letre të gjatë, ka shkruar për Maradonën:

"Sot, është dita e shtatë prej se je larguar. Shumë njerëz na kanë krahasuar. Ju ishit një gjeni që magjepsët botën. Një magjistar me topin. Një legjendë e vërtetë. Por, mbi të gjitha ti do të jesh përgjithmonë miku im më i madh, me një zemër të madhe".

"Sot, unë e di se bota do të ishte shumë më e mirë nëse njerëzit do t'i ndalnin krahasimet. Dua të them, nuk mund ta krahasosh veten me askënd", shkruan më tej Pele.

"Udhëtimi juaj është shënuar nga sinqeriteti. Na mësuat të japim dashuri. Largimi i juaj i parakohshëm më pengoi. Faleminderit për gjithçka", shkruan mes tjerash Pele. /Zeri.info

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Peleë (@pele)