Dënohen gjyqtarët e Superligës, dërgohen në Ligën e Parë

Dënohen gjyqtarët e Superligës, dërgohen në Ligën e Parë

Sport December 03, 2020 - 15:48
Lajmet e fundit nga sporti

Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve në futbollin kosovar ka bërë delegimin e arbitrave për javën e 14-të në Ligën e Parë dhe ajo që bie në sy është se shumica e gjyqtarëve e Superligës janë dërguar në Ligën e Parë, shkruan “Zeri.info”.

Tre gjyqtarët me stemë të FIFA-së, Genc Nuza, Besfort Kasumi e Visar Kastrati këtë javë do të referojnë në Ligën e Parë, çka mund të cilësohet një dënim për ta.

Se cila është arsyeja e këtij delegimi nuk dihet, sidomos për faktin se këtë javë nuk ka pasur ankesa në këta gjyqtarë.

Më poshtë gjeni listën e plotë të gjyqtarëve për javën e 14-të në Ligën e Parë grupi A: /Zeri.infoImage