Klubi i njohur spanjoll futet në garë për Xherdan Shaqirin

Klubi i njohur spanjoll futet në garë për Xherdan Shaqirin

Sport December 03, 2020 - 11:25
Detajet

Skuadra spanjolle, Sevilla ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqirit, përcjell “Zeri.info”.

Sipas asaj që raportohet në mediumet spanjolle, Sevilla tashmë ka kontaktuar drejtuesit e Liverpoolit për të arritur marrëveshje për transferimin e Shaqirit në afatin kalimtar të janarit.

29-vjeçari nga Zhegra e Gjilanit, këtë sezon ka pasur probleme me lëndime dhe ka luajtur vetëm në pesë paraqitje për “Të Kuqtë” në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe duke ndihmuar skuadrën me një asistim.

Kontrata e tij me Liverpoolin skadon në vitin 2023, derisa kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Në garë për lojtarin janë edhe Roma e Galatasaray të cilët synojnë shërbimet e Shaqirit.

Në të kaluarën, Xherdan Shaqiri ka qenë pjesë e Baselit, Bayern Munich, Inter, Stoke City. /Zeri.info