Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Abazi: Me Feronikelin ndeshje e vështirë, por ne synojmë të vazhdojmë me ecuri pozitive

Abazi: Me Feronikelin ndeshje e vështirë, por ne synojmë të vazhdojmë me ecuri pozitive

Sport December 03, 2020 - 11:08
Lajmet e fundit nga sporti

Feronikeli i Klodian Duros nesër do ta vizitojë kryeqytetin, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” do të ndeshet me Prishtinën e Zekirija Ramadanit, shkruan “Zeri.info”.

Përballja ndërmjet Prishtinës e Feronikelit që luhet nga ora 13:00 hap javën e 16-të në elitën e futbollit e cila pritet të sjellë një ballafaqim tejet interesant.

Të dyja skuadrat janë duke kaluar formë të mirë, derisa Prishtina cilësohet favorite kjo pasi luan në fushën e vet, por për të marrë fitore atyre u duhet shumë punë.

Kështu mendon edhe mesfushori bardhekaltër Leonit Abazi, i cili po beson se me një angazhim maksimal do të vazhdojnë më formën e mirë që kishin në takimet e fundit.

“Ndeshje me shumë rëndësi. Gjithsesi ne shpresojmë të vazhdojmë me ecurinë pozitive dhe të arrijmë fitore”, ka thënë Abazi për “Zeri.info”.

Futbollisti gjilanas i skuadrës bardhekaltër këtë edicion iu bashkua Prishtinës pas shumë viteve të kaluara te Skënderbeu, madje ai luajti në kampionatin shqiptar kur Klodian Duro ishte ende futbollist aktiv te Tirana.

“Nuk më kujtohet, ndoshta unë kam shkuar një vit me vonë te Skënderbeu kur ai veç është tërhequr nga futbolli aktiv. Nuk mbajë mend që ai ka qenë lojtar aktiv në atë kohë”, ka përfunduar Abazi. /Zeri.infoImage