
Tifozët anglezë u rikthyen mbrëmë në stadium pas më shumë se tetë muajsh
Tifozët anglezë të futbollit mbrëmë (e mërkurë) u kthyen në shkallët e stadiumeve për herë të parë në më shumë se tetë muaj, përcjell “Zeri.info”.
Cambridge, Carlisle, Charlton, Luton, Shrewsbury dhe Wycombe u bënë skuadrat e para që luajtën ndeshje konkurruese me mbështetësit në tribuna që nga marsi.
Stadiumet ishin bosh që nga fillimi i bllokimit të parë për shkak të pandemisë me koronavirus në mars me tifozët që ishin të detyruar të shikonin ekipet e tyre nga shtëpia.
Përkrahësit e Lutonit u shoqëruan me banderolën "Kthehemi!". Ndërsa tifozët e tjerë ishin fotografuar të shpërndarë në tribuna duke vëzhguar distancën shoqërore.
Kjo vjen pasi bllokimi i dytë kombëtar i Anglisë u hoq sot, duke lejuar deri në 2.000 tifozë të futbollit për klubet në zonat e Tier 2 - ose gjysmën e kapacitetit të tyre nëse ky numër është më i vogël. /Zeri.info

