Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Drita superfavorite, bastoren nuk e bëjnë hesap Llapin

Drita superfavorite, bastoren nuk e bëjnë hesap Llapin

Sport December 03, 2020 - 09:31
Lajmet e fundit nga sporti

Ndeshja që është dashur të jetë hapëse për këtë edicion ndërmjet Dritës e Llapit zhvillohet sot tek pas 15-javëve, shkruan “Zeri.info”.

Përballja ndërmjet Dritës e Llapit që u shty dy herë do të luhet sot (e enjte) nga ora 13:00 dhe pritet të sjellë një ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Drita që po e ndjek Ballkanin në luftë për titull ka rast të afrohet në vetën dy pikë, derisa Llapi do të tentojë të marrë pikë në mënyrë që sa më shpejt t’i ikë zonës së rrezikshme që dërgon në Ligën e Parë.

Gjithsesi, Drita llogaritet favorite e madhe, derisa bastoret kanë parashikuar pothuaj fitore të sigurt të gjilanasve. Kështu fitorja e Dritës ka kuotën vetëm 1.2, derisa ajo e Llapit 8.00. Barazimi vlerësohet me kuotën 6.5. /Zeri.infoImage