Faqja kroate: Maradona është me prejardhje nga Kroacia, vajza e tij Dalma mori shkurtesën e Dalmacisë

Faqja kroate: Maradona është me prejardhje nga Kroacia, vajza e tij Dalma mori shkurtesën e Dalmacisë

Sport December 02, 2020 - 23:36

Edhe nën tokë, Diego Armando Maradona nuk mund të prehet i qetë nga historitë e përditshme që publikohen për jetën e tij.

E fundit, sigurisht më e çuditshmja vjen nga Kroacia. Kroatët pohojnë se Maradona ka prejardhje nga vendi i tyre, shkruan "Zeri.info".

Sipas faqes "Kultura Kroate", e cila mbanë kontakte me emigrantët kroatë në Amerikën e Jugut, Maradona ka lidhje me Kroacinë.

"Mirupafshim pasardhësi i kroatëve. Stërgjyshi i Maradonës nga nëna ishte Matej Kariolic dhe ai lindi në Korçula. Ai u zhvendos në Argjentinë, ku mori mbiemrin Kariolichi, vajza e tij Salvadore Kariolichi u martua me Ramon Franco, në atë martesë lindi nëna e Diego  Maradonës, Dalma që është edhe emri i vajzës së tij. Pusho në paqe, idhull, legjendë", shkruan kjo faqe.

Thuhet se gjyshja e Maradonës, Salvadore lindi në Korçula dhe se nëna dhe vajza quhen Dalma me shkurtesën nga Dalmacia.

Mbetet e paqartë se pse Maradona nuk e përmendi kurrë këtë histori. /Zeri.info