Telashe te Reali, katër lojtarë e duan largimin e Zinedine Zidanes

Telashe te Reali, katër lojtarë e duan largimin e Zinedine Zidanes

Sport December 02, 2020 - 09:34
Lajmet e fundit nga sporti

Kampioni i Spanjës, Real Madrid, vazhdon të përballet me një situatë aspak të këndshme, transmeton "Zeri.info".

Madrilenët në Ligën e Kampionëve e në veçanti La Ligan nuk po kalon mirë, ku mban vendin e katërt pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Alaves.

Një situatë që duket se ka krijuar shumë pakënaqësi brenda ekipit, me disa lojtarë që kanë arritur deri në atë pikë, sa kanë kërkuar largimin e Zinedine Zidane.

Sipas Don Balon, mes armiqve më të mëdhenj të trajnerit francez është Vinicius Junior. Braziliani nuk është zgjedhja e parë e Zizou, por luan më rregullisht falë formës jo shumë të mirë të Eden Hazard.

Përveç Vinicius, edhe dy brazilianë të tjerë shpresojnë që të vijë një ndryshim në stol. Një nga këta është Rodrygo Goes, i cili është i pakënaqur me trajnerin për aktivizimin e pakët.

Braziliani tjetër i zemëruar është Eder Militao, por aktivizimi me pikatore i këtij të fundit ka ardhur për shkak të paraqitjeve të këqija të bëra nga lojtari kur i është dhënë mundësia.

I katërti është norvegjezi Odegaard, që aktivizohet shumë pak, pasi është gënjyer në ndeshjen e parë të kampionatit. /Zeri.info