Nga tanku te unaza e çmuar, zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Nga tanku te unaza e çmuar, zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Sport December 01, 2020 - 18:54
Lajmet e fundit nga sporti

Vdekja e Maradonës shokoi botën, megjithatë, tashmë ka nisur një luftë tjetër në emrin e tij.

Është trashëgimia. Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca” që citon një gazetar argjentinas shumë pranë ‘Diez’, për momentin trashëgimia duhet të jetë rreth 75 milionë dollarë mes shtëpive të shpërndara në të gjithë botën, sponsorizimeve (ajo historike me Puma e me dy kompani të videolojërave), investimeve të ndryshme në Venezuelë e Itali, e të tjera pasuri të lëna në Dubai (shtëpi e makina luksi) e në Bjellorusi (një unazë e çmuar e deri te një tank).

Siç dihet Maradona ka pesë fëmijë të njohur, ndërkohë që së fundmi janë të paktën 6 fëmijë të tjerë që pretendojnë se janë të Maradonës dhe që kërkojnë pjesën e tyre nga pasuria që ka lënë Zoti i futbollit. /Zeri.infoImage