Kolni po e synon futbollistin shqiptar që po e dëshiron edhe Kosova

Kolni po e synon futbollistin shqiptar që po e dëshiron edhe Kosova

Sport December 01, 2020 - 17:25
Lajmet e fundit nga sporti

Leon Dajaku mund të bëhet me skuadër të re që në afatin kalimtar të janarit, shkruan “Zeri.info”.

Mesfushori shqiptar me pasaportë gjermane ka rënë në radarin e skuadrës së Kolnit e cila ka filluar të punojë që të ofroj disa emra në skuadër, për të qenë më mirë në stinorin pranveror.

Ata kanë nisur bisedimet me kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich për huazimin e dy talenteve, Joshua Zirkzee dhe Leon Dajaku. Lajmi konfirmohet nga GOAL Deutschland dhe SPOX, ku sipas tyre, minutat e pakët këtë vit, mund të bëjnë që dyshja të mendojë largimin.

Dajaku që ka prejardhje nga Kosova, është synim edhe i FFK-së për ta sjellë në ekipin përfaqësues. /Zeri.infoImage