'Dardanet' mbajtën stërvitjen e parë në Breda të Holandës

'Dardanet' mbajtën stërvitjen e parë në Breda të Holandës

Sport November 29, 2020 - 20:54

Pas ndeshjes kundër Rusisë, Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, ka arritur në Breda të Holandës dhe është akomoduar në hotelin “Nassau”.

Gjatë ditës së sotme "Dardanet" mbajtën edhe stërvitjen e parë për ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2022 kundër Holandës, përcjell "Zeri.info".

Pa dyshim se përballja me kombëtaren holandeze është një sfidë tejet e vështirë për Dardanet, të cilat me plotë seriozitet punuan në mënyrë që ta kenë një paraqitje sa më të mirë, duke pasur parasysh nivelin e kundërshtareve, të cilat në ndeshjen e parë në Prishtinë fituan me rezultat bindës 6:0.

Si do që të jetë gjatë stërvitjes së sotme, Dardanet kryen ushtrime karshi analizës nga loja e kaluar.

Ballafaqimi do të jetë tejet i vështirë e ku përveç shumë mungesave tjera në këtë ndeshje do të mungojë edhe promotorja e ekipit Erëleta Memeti, e cila u detyrua të kthehet te skuadra e saj Freiburg pasi kishte leje vetëm për ndeshjen kundër Rusisë. /Zeri.info

Image