Vëllaznimi i Gjakovës shënon fitore pas gjashtë humbjeve radhazi, mposht minimalisht Vushtrrinë

Vëllaznimi i Gjakovës shënon fitore pas gjashtë humbjeve radhazi, mposht minimalisht Vushtrrinë

Sport November 29, 2020 - 20:42

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi ka arritur t’i shijojë tre pikët pas gjashtë humbjeve radhazi në Ligën e Parë të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

“Kuqezinjtë” nga Gjakova triumfuan me rezultat minimal 1:0 kundër Vushtrrisë fal golit të shënuar nga Egzon Gashi.

Vëllaznimi tani ka 11 pikë dhe ndodhen në pozitën e 8-të, por me pikë të barabarta me pozitën e 9-të, Drenasin.

Vëllaznimi ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor e luan vikendin e ardhshëm në Prizren përballë Lirisë. /Zeri.info