Përplasje e madhe në ndeshjen Arsenal - Wolves, futbollisti mbetet pa ndjenja, po bëhet gati për spital

Përplasje e madhe në ndeshjen Arsenal - Wolves, futbollisti mbetet pa ndjenja, po bëhet gati për spital

Sport November 29, 2020 - 20:27

Një incident i madh ka ndodhur në ndeshjen mes Arsenalit dhe Wolvesit.

Në minutat e parë të ndeshjes, gjatë një ballafaqimi ajror, David Luiz dhe Raul Jimenez kanë mbetur të shtrirë në tokë, raporton "Zeri.info".

Stafet mjekësore të të dyja skuadrave po japin ndihmën e shpejtë të dy futbollistëve.

Raportohet se Jimenez, futbollisti i Wolvesit ka mbetur pa ndjenja, derisa tashmë do të dërgohet në spital me urgjencë.

Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për javën e dhjetë në Premierligën angleze. /Zeri.info