Bujar Shabani i Dritës provokon keq lojtarin e Gjilanit pas ndeshjes

Bujar Shabani i Dritës provokon keq lojtarin e Gjilanit pas ndeshjes

Sport November 29, 2020 - 20:21

Drita sot ka shënuar fitore dramatike ndaj rivalit të përbetuar Gjilanit në takimin e javës së 15-të, raporton “Zeri.info”.

“Bardhekaltrit” kanë arritur të marrin tre pikë në këtë duel në minutat e fundit të takimit, ku për dy minuta shënuan dy herë për ta përmbysur rezultatin në 2:3.

Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori i Dritës, Bujar Shabani ka postuar në rrjetin e tij social “Facebook” një fotografi ku shihet ai dhe Useini i Gjilanit që është shtrirë në fushë.

“Çu se u kry loja” ka shkruar mesfushori ferizajas në “Facebook”.

Image

Drita me këtë fitore është në vendin e dytë me 30 pikë të grumbulluara, gjashtë më shumë se Gjilani që ndodhet në pozitën e tretë dhe dy më pak se Ballkani që është lider i kampionatit. /Zeri.info