Betim Halimi në portë nga minuta e parë për Olimpik Donetskun në Ukrainë

Betim Halimi në portë nga minuta e parë për Olimpik Donetskun në Ukrainë

Sport November 29, 2020 - 19:38

Portieri kosovar, Betim Halimi është në portën e skuadrës së tij, Olimpik Donetsk nga minuta e parë, raporton “Zeri.info”.

Inhulets dhe Olimpik Donetsk janë duke u përballur mes vete në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në kampionatin ukrainas.

Momentalisht po zhvillohet minuta e 47-të e ballafaqimit dhe rezultati është 1:0 për kundërshtarët e Halimit.

Në bazë të këtij rezultati, Olimpik Donetsk i portierit kosovar ndodhet në vendin e 9-të me 13 pikë.

Kujtojmë se Betim Halimi ka mbrojtur portat e disa skuadrave në Superligën e Kosovës si Vllaznia e Pozheranit, Hajvalia dhe Drita. /Zeri.info