Zbulohet detaji tronditës, mjeku i Maradonës akuzohet për vrasje me dashje

Zbulohet detaji tronditës, mjeku i Maradonës akuzohet për vrasje me dashje

Sport November 29, 2020 - 19:42

Ishte thjesht një ide por aktualisht për policinë argjentinase është më shumë se realitet se vdekja e Diego Armando Maradonës mund të jetë e qëllimshme dhe me dashje.

Policia ka filluar procedurat dhe ka bastisur shtëpinë e mjekut personal Leopoldo Luke nga ku të dielën dhe hetuesit po kërkojnë të gjithë stafin e tij. Luke u kap në media gjatë transmetimit direkt ku policia hyn në shtëpinë e tij.

Gjithashtu avokati i “El Pibe de Oro”, Matias Morla deklaroi ditë më parë se ambulanca u vonua duke hedhur dyshime për një vrasje me dashje nga ku nuk u mor asnjë shërbim mjekësor 12 orë përpara se ish-kampioni i botës të ndërronte jetë.

Maraadona vdiq në moshën 60-vjeçare më 25 nëntor pas një ataku kardiak nga ku ishte shkaktuar pas ndërhyrjes kirurgjikale në tru. /Panorama