Mbyllet në paqe derbi londinez mes Chelseat dhe Tottenhamit

Mbyllet në paqe derbi londinez mes Chelseat dhe Tottenhamit

Sport November 29, 2020 - 19:26

Është mbyllur në paqe kryendeshja e javës së dhjetë në kampionatin elitar anglez, Premierligë.

Në ndeshjen që u zhvillua në "Stamford Bridge", Chelsea ka qenë nikoqire e Tottenhamit, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e sotme u mbyll me rezultat të barabartë, 0:0.

Të dyja skuadrat kishin raste shënime, por pa arritur t'i finalizonin rastet.

Me këtë barazim, Chelsea mbetet në vendin e tretë me 19 pikë të tubuara, kurse, Tottenhami në vendin e parë me 21 sosh. /Zeri.info