Trajneri i klubit shqiptar e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij duke marrë oksigjen në spital

Trajneri i klubit shqiptar e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij duke marrë oksigjen në spital

Sport November 29, 2020 - 19:26

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega para pak ditësh është dërguar në Turqi pas disa komplikimeve shëndetësore për shkak të COVID-19, shkruan “Zeri.info”

Ai është i infektuar me koronavirus, teksa në një foto shihet në spital duke marrë oksigjen dhe duke e përcjellë takimin e skuadrës së tij në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë.

Image

Gjendja e tij ka filluar të stabilizohet.

Kukësi sot shënoi fitore 2:4 ndaj Vllaznisë së Shkodrës në javën e pestë të elitës së futbollit shqiptar. /Zeri.info