Edon Zhegrova në stol gjatë gjithë ndeshjes, Kasami e Albian Hajdari të pa zëvendësueshëm te Baseli

Edon Zhegrova në stol gjatë gjithë ndeshjes, Kasami e Albian Hajdari të pa zëvendësueshëm te Baseli

Sport November 29, 2020 - 19:15

Baseli ka pësuar humbje minimale 1:0 nga Lugano në ballafaqimin e javës së nëntë në elitën e futbollit zviceran, raporton “Zeri.info”.

Për ish-kampionët e shumëfishtë u paraqiten nga minuta e parë dy futbollistët me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami dhe Albian Hajdari.

Image

Ky i fundit në minutën e 25-të u ndëshkua me karton të verdhë.

Image

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova që po ashtu mbron ngjyrat e Baselit, nuk është inkuadruar për asnjë minutë gjatë këtij takimi.

Me këtë disfatë, Baseli është në vendin e pestë në kampionatin zviceran, kurse Lugano që po lufton për titull është e dyta me 16 pikë. /Zeri.info