Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Vllaznia ndalet nga Kukesi, Partizani fiton dhe merr kreun e tabelës

Vllaznia ndalet nga Kukesi, Partizani fiton dhe merr kreun e tabelës

Sport November 29, 2020 - 19:03

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e sotme në Superioren shqiptare për javën e pestë, raporton “Zeri.info”.

Vllaznia e cila nuk dinte për humbje në këtë fillim të kampionatit është mposhtur në shtëpi nga Kukësi me rezultat 2:4.

Kampionia në fuqi, Tirana ka barazuar në udhëtim 1:1 me Kastriotin, kurse Partizani ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Skenderbeut në kryeqytetin shqiptar.

Me këtë fitore, “demat e kuq” kanë marrë kreun e tabelës me 10 pikë, aq sa ka edhe Vllaznia mirëpo golëdallimi në radhët e Partizanit është më i mirë.

Këto janë rezultatet e javës së pestë dhe tabela e Superiores shqiptare: /Zeri.info

 

Image

Image