Ish-futbollisti senegalez që ka bërë karrierë të madhe në Angli ka vdekur pas ballafaqimit me një sëmundje të rëndë

Ish-futbollisti senegalez që ka bërë karrierë të madhe në Angli ka vdekur pas ballafaqimit me një sëmundje të rëndë

Sport November 29, 2020 - 18:46

Lajm i trishtë për futbollin. Ish-futbollisti senegalez, Pape Bouba Diop ka ndërruar jetë.

Pas një ballafaqimi me një sëmundje të rëndë, Diop ka vdekur, shkruan "Zeri.info".

Ai kishte shkëlqyer në Kupën e Botës 2002, sidomos në fitoren e famshme të Senegalit ndaj Francës.

Diop vdiq pas një sëmundje të rëndë, derisa ishte vetëm 38-vjeçar.

Pjesën më të mirë të karrierës, Diop e zhvilloi në Angli te Fulhami, Portsmouthi, West Hami dhe Birmingham City. /Zeri.info

Image