Armando Broja nuk ka të ndalur, realizon gol në fitoren e Vitesses

Armando Broja nuk ka të ndalur, realizon gol në fitoren e Vitesses

Sport November 29, 2020 - 17:12

Armando Broja nuk ka të ndalur. Sulmuesi shqiptar vazhdon të shënojë në kampionatin holandez.

Sulmuesi i Chelseat i huazuar te Vitesse ka realizuar në fitoren 2:0 të skuadrës së tij ndaj Sittardit, shkruan "Zeri.info".

Broja ka realizuar golin e dytë për skuadrën e tij në këtë ndeshje.

Me këtë gol, Broja ka arritur në kuotën e pesë golave në dhjetë ndeshje me Vitessen, derisa ai ka edhe një asistim.

Ndryshe, sfida në fjalë ishte e vlefshme për javën e dhjetë në kampionatin holandez. /Zeri.info