Mergim Mavraj i pazëvendësueshëm në fitoren e Greuther Furthit në udhëtim

Mergim Mavraj i pazëvendësueshëm në fitoren e Greuther Furthit në udhëtim

Sport November 29, 2020 - 16:48
Detajet

Mbrojtësi shqiptar, Mergim Mavraj ka luajtur për 90 minuta në fushë në fitoren e skuadrës së tij në Bundesliga 2, shkruan “Zeri.info”.

Greuther Furth i Mavrajt ka shënuar fitore 2:3 në udhëtim te Nurnbergu në takimin e javës së nëntë.

Mergim Mavraj me skuadrën e tij janë në rrugë të mirë për inkuadrim në elitën e futbollit gjerman, pasi që ndodhen në vendin e parë me 18 pikë, një më shumë se vendi i dytë. /Zeri.info