Valmir Sylejmani luajti 15 minuta për Hannoverin, Florent Muslija e ndjeki ndeshjen nga stoli

Valmir Sylejmani luajti 15 minuta për Hannoverin, Florent Muslija e ndjeki ndeshjen nga stoli

Sport November 29, 2020 - 16:38
Detajet

Hannoveri ka pësuar humbje bindëse në shtëpi 0:3 nga Holstein Kiel në kuadër të javës së nëntë në Bundesliga 2, shkruan "Zeri.info".

Për vendasit e Hannoverit u paraqit nga minuta e parë, futbollisti shqiptar, Valmir Sylejmani.

Ai luajti deri në minutën e 75-të të takimit në luajtur në “HDI-Arena”.

Futbollisti kosovar, Florent Muslija nuk është inkuadruar fare nga trajneri për këtë takim, duke qëndruar për 90 minuta në stol.

Hannoveri i dy lojtarëve shqiptar gjendet në pozitën e 14-të në Bundesliga 2, me 10 pikë të grumbulluara. /Zeri.info