Shpend Ahmeti: Nuk do e lejojmë vendosjen e shtatorës së Fadil Vokrrit nëse është e njëjta me maketën e prezantuar më herët

Shpend Ahmeti: Nuk do e lejojmë vendosjen e shtatorës së Fadil Vokrrit nëse është e njëjta me maketën e prezantuar më herët

Sport November 28, 2020 - 23:11

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk do e lejojnë vendosjen e shtatorës së legjendës së futbollit kosovar tashmë i ndjerë, Fadil Vokrrit nëse është e njëjta me maketën e prezantuar më herët, shkruan "Zeri.info".

“Sot jam edhe më i bindur. Në qoftë se shtatorja e Fadil Vokrrit është e njejta me maketën e prezantuar më herët, ku lidhje me Fadilin ska, nuk do ta lejojmë vendosjen. Shtatorja e Bill Clinton tashmë është landmark, me bo fotografi për të qeshur”, ka shkruar në Shpend Ahmeti në “Facebook”.

Gjatë ditës së sotme është vendosur në Prizren shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut e cila ka marrë jo pak kritika për autorët e shtatorës.

I pari i kryeqytetit në profilin e tij ka shtuar se me vendosjen e shtatorës së komandatit legjendar, Adem Jasharit në Prishtinë do të fillon me etapë të re.

“Nashta duhet me e lënë këtë punën e shtatoreve. Na ka mbet ajo e Komandantit Adem Jashari për të cilën jemi dakorduar me familjen Jashari që në Prishtinë duhet të jetë ndryshe. Ndoshta me të fillon etapë e re e shtatoreve, me porosi e jo me karikatura. Urime dita e flamurit!”, shtoi mes të tjerash Ahmeti në rrjetin social. /Zeri.info

Image