Vdes në moshën 84-vjeçare legjenda e sportit shqiptar

Vdes në moshën 84-vjeçare legjenda e sportit shqiptar

Sport November 27, 2020 - 23:29

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare legjenda e sportit të peshëngritjes shqiptare, Haki Agalliu.

Karrierën e tij, Agalliu e ka zhvilluar te Partizani, ndërsa më pas ka qenë trajner i të “Kuqve” dhe kombëtares shqiptare.

Agalliu mban rekordin si trajneri më afatgjatë në sportin e shtangës ku kemi nxjerrë shumë emra të mëdhenj dhe kampionë.

Ndërsa ai ka mbajtur edhe postin e anëtarit të Komitetit Drejtues në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për periudhën tetë vjeçare.

Agalliu u dekorua edhe nga EËF (Federata Europiane e Peshëngritjes) në vitin 2008, shkruan abcnews, përcjell "Zeri.info".

Image