Lojtari i Newcastle United kreu ngrohjet para takimit me fanellën e Maradonës

Lojtari i Newcastle United kreu ngrohjet para takimit me fanellën e Maradonës

Sport November 27, 2020 - 23:15

Sonte është zhvilluar takimi i vetëm i ditës së sotme në Premierligë mes Crystal Palace dhe Newcastle United, shkruan “Zeri.info”.

Para fillimit të ndeshjes, futbollisti mysafir, Federico Fernandez derisa po kryente ngrohjet u pa me fanellën e legjendës tashmë të ndjerë, Diego Maradonës.

Fernandez e mbajti veshur fanellën me emrin e legjendës së Argjentinës në shënjë nderimi pas vdekjes së tij në moshën 60-vjeçare.

Ndryshe, takimi përfundoi me rezultat të pastër 0:2 për Newcastle United. /Zeri.info

Image