Vrioni lëndohet në stërvitje, operohet nesër

Vrioni lëndohet në stërvitje, operohet nesër

Sport November 27, 2020 - 22:58

Sulmuesit të Shqipërisë dhe Juventusit, Giacomo Vrioni do të operohet ditën e nesërme (e shtunë), përcjell “Zeri.info”.

Vrioni pësoi një lëndim në stërvitjen e sotme (e premte) me Juventusin dhe me këtë rast ai duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Lajmin e ka konfirmuar korrespodenti i Juventusit për “Goal.com”, Romeo Agresti në rrjetin e tij social “Twitter”.

22-vjeçari pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës së djathtë.

Futbollisti shqiptar i lindur në Itali ka bërë vetëm dy paraqitje për “Zonjën e Vjetër” këtë edicion. /Zeri.info