Çfarë i ndodhi personit që bëri fotografi me Maradonën në arkivol?

Çfarë i ndodhi personit që bëri fotografi me Maradonën në arkivol?

Sport November 27, 2020 - 22:36

Punëtori që ishte angazhuar për përgatitjen e trupit të pajetë të legjendës Maradona, Diego Molina është pushuar nga puna dhe ka pranuar kërcënime me vdekje, përcjell “Zeri.info”.

Molina kishte hapur arkivolin ku gjendej tashmë i ndjeri, Diego Maradona dhe kishte bërë një fotografi, e cila bëri bujë të madhe.

Në momentin që kjo fotografi u bë virale shpërthyen pakënaqsitë, derisa pati pasoja edhe për punëtorin që bëri këtë gjest.

Një tifoz i Maradonës që pa foton shkruajti në rrjetin social “Twitter”: “Unë dua që kjo tullace e shëndoshë që bëri një fotografi të trupit të Diegos të vdekur. Unë dua që ai të jetë i vdekur. I VDEKUR.”

Diego Molina u pushua nga puna, derisa gjithashtu ka marrë shumë kërcënime për vdekje.

Madje ka pas të tillë që kanë kërkuar që Diego Molinas t’i hiqet shtetësia e Argjentinës.

Ndryshe, Diego Armando Maradona ndërroi jetë në shtëpinë e tij, pas një sulmi në zemër në moshën 60-vjeçare. /Zeri.info