Rashica e Mehmedi u zëvendësuan në pjesën e dytë në super-ndeshjen që prodhoi tetë gola

Rashica e Mehmedi u zëvendësuan në pjesën e dytë në super-ndeshjen që prodhoi tetë gola

Sport November 27, 2020 - 22:21

Është mbyllur takimi i javës së nëntë në Bundesligën gjermane ndërmjet Wolfsburgut dhe Werder Bremenit, shkruan “Zeri.info”.

Vendasit triumfuan në fund me rezultat 5:3 në takimin që u zhvillua në “Volkswagen Arena”.

Në këtë përballje morën pjesë edhe Milot Rashica për Bremenin dhe Admir Mehmedi për Wolfsburgun.

Ky i fundit asistoi në golin e tretë të skuadrës së tij, kurse Rashica ishte protagonist në golin e tretë të Bremenit, pasi goditi topin dhe mbrojtësi vendas e devijoi për ta quar atë në rrjetë.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica u zëvendësua në minutën e 72-të.

Kurse, Admir Mehmedi u largua nga fusha nëntë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Me këtë fitore, Wolfsburgu ndodhet në pozitën e pestë me 17 pikë, ndërsa Werder Bremeni është i nënti me 11 sosh. /Zeri.info