Prekazi pas rinovimit të kontratës me Ballkanin: Me përkushtimin më të madh do ta djerësisë fanellën e klubit

Prekazi pas rinovimit të kontratës me Ballkanin: Me përkushtimin më të madh do ta djerësisë fanellën e klubit

Sport November 27, 2020 - 22:02

Sonte në mbrëmje (e premte) Ballkani ka vazhduar kontratën me gjashtë futbollistët e saj, raporton “Zeri.info”.

Një nga gjashtë lojtarët që kanë vazhduar me “portokallinjtë” është edhe mbrojtësi, Arbër Prekazi.

Pas rinovimit, Prekazi ka shkruar në Facebook se do ta djerësitë fanellën e Ballkanit me përkushtimin, nderin dhe krenarinë më të madhe.

Ai ka falenderuar edhe presidentin Kabashi, trajnerin, Ismet Munishin tifozët dhe qytetin e Suharekës.

Prekazi do të mbetet në Suharekë deri në vitin 2023.

Kujtojmë se pesë futbollistët e tjerë që kanë vazhduar kontratën me “Xhebrailat” janë edhe Egzon Sinani, Albin Kapra, Edvin Kuç, Kushtrim Gashi dhe Blendi Baftiun.

Ky është postimi i plotë i mbrojtësi të mirënjohur kosovar:

 

Image