Pesë gola të shënuar, Rashica me Werderin po pësojnë pas pjesës së parë

Pesë gola të shënuar, Rashica me Werderin po pësojnë pas pjesës së parë

Sport November 27, 2020 - 21:21

Ka përfunduar pjesa e parë në takimin e javës së nëntë në Bundesliga mes Wolfsburgut dhe Werder Bremenit, raporton “Zeri.info”.

Rezultati pas pjesës së parë është 3:2 për vendasit të cilët fillimisht kanë qenë në disavantazh.

Admir Mehmedi i cili është nga minuta e parë për Wolfsburgun ka asistuar në golin e tretë për vendasit.

Kujtojmë se nga minuta e parë për Werder Bremenin është edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

VIDEO / Goli i tretë i vendasve dhe asistimi i Admir Mehmedit. /Zeri.info