Superliga live: Drenica – Ballkani, mbyllet ndeshja triumfon Ballkani

Superliga live: Drenica – Ballkani, mbyllet ndeshja triumfon Ballkani

Sport November 26, 2020 - 12:20
Lajmet e fundit nga sporti

Me ndeshjen që zhvillohet sot në Skenderaj ndërmjet Drenicës e Ballkanit mbyllet java e 14-të në elitën e futbollit kosovar.

Lideri i tabelës, Ballkani udhëton drejt Skenderajt me synime për të marrë pikë të plota në mënyrë që ta thellojë diferencën e pikëve në renditjen tabelore. Në anë tjetër Drenica synon pikë në mënyrë që të stabilizohet në mesin e tabelës dhe mbijetesën ta ketë më të lehtë.

Kjo është arsyeja të pritet një ndeshje e fortë. Takimi nis nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Live

Drenica – Ballkani 1:2

90+3' Mbyllet ndeshja

GOL: 89' Azem Bejta ka shënuar për Drenicën

81' Ballkani ka bër një zëvëndësim te detyruar Mirlind Daku kishte një shqetësim në këmbë. Gjithsesi,  nuk dukej të jetë lëndim i rëndë

78' Mevlan Zeka gjuan bukur por shtylla shpëton Drenicën, nga topi i kthyer nuk përfiton Bytyqi që gjuajti në duart e portierit

72′ Drenica kryen edhe zëvendësimin e pestë, Arbios Thaqi është inkuadruar

71′ Sinani dhe Zeka futen në lojë tek Ballkani në vend të Krasniqit dhe Gashit

65' Ballkani po zhvillon një lojë të buku dhe Munishi nuk kishte shumë nevojë ndërhyrje. Zëvëndesimi i parë i tij ishte tash, doli Gripshi hyri Ramiz BytyqiImage

60' Arbër Prekazi i Ballanit ishte i pafat pasi gjuajti bukur por topi qëllon shtyllën në vend të rrjetit

57' Edhe në pjesën e dytë Devolli nuk është i kënaqur me skuadrën, bën Zëvendesimin e katërt: Hysen Tahiri futet në lojë në vend të Murarit

46' Nis pjesa e dytë

45+1' Mbyllet pjesa e parë

45' Korenica i Ballkanit gjuan furishëm, topi kalon jashtë porteImage

 

38' Trajneri i Drenicës i pakënaqur me lojën ka bërë tri zëvëndësime pas 38 minutave lojë gjë e cila nuk është parë më heret në futbollin tonë. Del Murati hyn Fazliu, del Lushtaku hyn Dushlaku, del Zeqa hyn Morina

GOL: 29' Mirlind Daku ka shënuar një gol spektakolar nga 18 metra me një gjuajtje të jashtëzakonshme

21' Ballkani vazhdon ta ruaj epësinë e minutës së 4-t. Drenica nuk po gjen hapësira në mbrojtjen e Ballkanit

14' Nazmi Gripshi ka mundur ta dyfishoi epërsinë e Ballkanit, por gjuajtja e tij kaloj për pak jashtë porteImage

GOL: 04' Ermal Krasniqi pas një aksioni të mirë të Ballkanit ka shënuar golImage

01' Nis ndeshja

Formacionet:

Drenica: Drenica: Ymeri, Dushi, Zeqaj, Elshani, Dumani, Bejta, Lushtaku, Mustafa, Miftaraj, Murati, Kerim. Trajner: Bledar Devolli

Ballkani: Ruxhi, Thaqi, Potoku, Berisha, Gashi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Daku, Kuç, Prekazi. Trajner: Ismet Munishi

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Elvis Bicaj, Visar Kelmendi, Vigan Ibërdemaj. /Zeri.info