Ndeshje e madhe në Ligën e Kampionëve, Prishtina përballët me Tiranën
Sport
November 23, 2020 - 23:28
Lajmet e fundit nga sporti
Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë të merkurën do të jetë arenë e një ballafaqimi të veçantë, shkruan “Zeri.info”.
Skuadra kosovare në futsall, Mabetex Prishtina do të ndeshet me skuadrën shqiptare Tirana në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja zhvillohet në Prishtinë dhe nisë nga ora 20:00. Për fat të keq takimi luhet pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë COVID-19, por ajo do të transmetohet direkt në RTK.
Njoftimi i Mabetex Prishtina:
We are ready for UEFA Futsal
Champions League!
MabetexPrishtina vs KFTirana
E mërkurë, 25/11/2020 - 20:00
Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë.
Ndeshja, transmetim LIVE - RTK
Një jetë, një Prishtinë. /Zeri.info