Rrëfehet Tyson, pas 23 viteve tregon arsyen pse i kafshoi veshin Holyfieldit

Rrëfehet Tyson, pas 23 viteve tregon arsyen pse i kafshoi veshin Holyfieldit

Sport November 23, 2020 - 22:04
Lajmet e fundit nga sporti

Ishte vitin 1997 kur bota pësoi një shok. Në atë kohë zhvillohej meçi më i përfolur në botë, Mike Tyson ndeshej me Ivander Holyfield, një luftën për titullin e kampionit të botës, transmeton “Zeri.info”.

Gjesti i Tysonit mahniti të gjithë, ai ia këputi veshin kundërshtarit duke e kafshuar me dhëmbë.

Pikërisht 23 vjet më vonë, i famshmi "Iron Mike" u pyet nga mediet amerikane nëse do ta bënte përsëri, dhe ai në përgjigje bëri një rrëfim tronditës.

“Jo, nuk do ta bëja. Megjithëse them se ai e meritonte të kafshohej, por gjithsesi nuk do ta kafshoja më. Në atë moment doja ta vrisja dhe për këtë e kafshova”, ka thënë Tyson duke shtuar:

“Unë isha i zemëruar sepse ai ishte më i mirë. Ai po më godiste në kokë. Unë jam i tillë, nuk lejoj askënd të marrë famën time”, ka përfunduar Tyson. /Zeri.info