Ibrahimoviq i acaruar me FIFA-n: Kush ju dha leje të përdorni emrin dhe fytyrën time?

Ibrahimoviq i acaruar me FIFA-n: Kush ju dha leje të përdorni emrin dhe fytyrën time?

Sport November 23, 2020 - 21:22
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviq vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.

Ai së fundmi është ballafaquar publikisht me FIFA-s dhe producentët e EA Sports, një video lojë me famë botërore, transmeton “Zeri.info”.

Sulmuesi i Milanit ishte shumë i mërzitur që ai po paraqitej në FIFA pa e pyetur askush për këtë ose pa rënë dakord para se përdoret karakteri dhe punën e tij.

"Kush i dha leje FIFA EA Sports të përdorë emrin dhe fytyrën time? FIFPro? Unë jam në dijeni që jam një anëtar i Fifpro por së fundmi u vendosa në një lojë pa pasur asnjë të dhënë. Unë sigurisht nuk dhashë asnjë leje për FIFAcom ose Fifpro për të fituar para duke më përdorur mua", shkroi Zlatan në rrjetet sociale.

"Dikush po bën para në emrin dhe fytyrën time pa ndonjë marrëveshje gjatë gjithë këtyre viteve. Është koha për një hetim", ka shkruar Ibra. /Zeri.infoImage