Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Dajaku: Për FC Prishtinën, ndeshja ndaj Trepçës'89 ishte

Dajaku: Për FC Prishtinën, ndeshja ndaj Trepçës'89 ishte "detyrë shtëpie", jo test i vështirë

Sport November 22, 2020 - 20:52

Futbollisti me përvojë në futbollin kosovar, Taulant Dajaku e ka komentuar ndeshjen mes FC Prishtinës dhe Trepçës'89, raporton "Zeri.info".

Në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës, kryeqytetasit mposhtën skuadrën mitrovicase në "Fadil Vokrri" me rezultat 4:2.

Dajaku ka thënë se ndeshja e sotme ishte "një detyrë shtëpie" për kryeqytetasit.

"Janë dy skuadra me pretendime dhe cilësi të ndryshme. Nëse 89-shi ka lojtarë të ri, ka edhe lojtarë me përvojë, si trajner të ri", deklaroi Dajaku në "RTK", përcjell "Zeri.info".

"Te FC Prishtina rezultati është obligativ, por nuk ka pasur vazhdimësi dhe kjo vjen nga presioni", tregoi ai.

"Ky nuk ishte një test real për skuadrën kryeqytetase, por një detyrë shtëpie", shtoi Dajaku. /Zeri.info