Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Driton Kuka zbulon bisedën me Distria Krasniqin pas medaljes së fituar në Kampionatin Evropian

Driton Kuka zbulon bisedën me Distria Krasniqin pas medaljes së fituar në Kampionatin Evropian

Sport November 22, 2020 - 20:40

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, që u mbajtë në Pragë të Republikës së Çekisë.

Distria mposhti me ippon francezen, Melanie Clement, kategoria deri në 48 kilogramë, raporton "Zeri.info".

Kjo është medalje e dytë në kampionat evropian për Krasniqin, pas të argjendtës së fituar në “Tel Aviv 2018”.

Trajneri Driton Kuka është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me triumfin e "Disit".

"Distria Krasniqi kur më pa të gëzuar pas fitores, tha se dua ta fitoj medaljen për 'Tonin", deklaroi Driton Kuka në "RTK", përcjell "Zeri.info".

"Ishte jashtëzakonisht sukses i madh", tregoi ai. /Zeri.info