Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Përmbledhje e 'trilerit' prej gjashtë golave mes FC Prishtinës dhe Trepçës'89

Përmbledhje e 'trilerit' prej gjashtë golave mes FC Prishtinës dhe Trepçës'89

Sport November 22, 2020 - 20:13

FC Prishtina është rikthyer te fitoret, teksa ka triumfuar në kryeqytet 4:2 ndaj Trepçës ’89.

Vendasit ishin më të mirë në fushë që nga fillimi deri në fundin e saj, ndërsa golin e parë e gjetën në minutën e 12-të.

Sabjen Lilaj që u rikthye nga lëndimi shënoi nga penalltia për ta kaluar Prishtinën në epërsi 1:0, shkruan "Zeri.info".

Vetëm 15 minuta më vonë, FC Prishtina shënoi edhe golin e dytë, kur kësaj radhe realizoi sulmuesi gjilanas Leutrim Kryeziu për 2:0.

89-shi ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e fundit të pjesës së parë kur realizoi Bismark Sie.

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i FC Prishtinës, kur realizuan dy gola të tjerë brenda katër minutave.

Fillimisht Besnik Krasniqi me një super gol në minutën e 63-të ngriti epërsinë e vendasve në 3:1, ndërsa Geuthier Mankenda katër minuta më vonë shënoi për 4:1.

Krejt çfarë bën mysafirët deri në fund ishte një tjetër gol i shënuar me anë të Arbnor Mujës për rezultatin përfundimtar 4:2.

Me këtë fitore FC Prishtina ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 18 pikë të grumbulluara pas 12 ndeshjeve të luajtura.

Ndërkohë Trepça ’89 mbetet e teta në tabelë me 14 pikë. /Zeri.info