Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Leeds 0:0 Arsenal: Paraqitje e mirë e Xhakës, notat e lojtarëve

Leeds 0:0 Arsenal: Paraqitje e mirë e Xhakës, notat e lojtarëve

Sport November 22, 2020 - 20:12

Është mbyllur ndeshja mes Leeds Unitedit dhe Arsenalit në kuadër të kampionatit elitar anglez, Premierligë, shkruan “Zeri.info”

Leeds Unitedi ka qenë nikoqir i Arsenalit të Mikel Artetës në kuadër të javës së nëntë në Premierligë.

Ndeshja që u zhvillua në "Elland Road" u mbyll me rezultat 0:0.

Lojtari që u vlerësua me notën më të lartë te “Topçinjtë” ishte “gardiani” i portës, Leno që mori notën 7.7.

Granit Xhaka mori notën 6.7, kurse Pepe që u ndëshkua me karton të kuq u vlerësua me notën 6.0 në këtë duel.

Ndërsa futbollisti tjetër shqiptar, Ezgjan Alioksi u vlerësua me notën 7.6.

Image

Me këtë barazim, Arsenali ngritet në vendin e 13-të në tabelë me 13 pikë, kurse Leeds Unitedi mbetet në vendin e 14-t me 11 sosh. /Zeri.info