Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Istogu eleminohet në Kupën Evropiane, mposhtet nga skuadra bjelloruse

Istogu eleminohet në Kupën Evropiane, mposhtet nga skuadra bjelloruse

Sport November 22, 2020 - 20:03

Hendbollistet e klubit të Istogut kanë pësuar humbje nga skuadra bjelloruse, Victoria Berestie, raporton “Zeri.info”.

Vashat e Istogut kanë pësuar humbje me rezultat 32:28.

Në takimin e parë, Istogu kishte fituar me rezultat 33:30, mirëpo në ndeshjen e ditës së sotme, skuadra nga Bjellorusia ishte përpara me katër gola, gjë që bëri të kalojnë më tutje.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Esma Muratoviq, humbi penalltinë për Istogun.

Image

/Zeri.info