Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Ylldren Ibrahimaj ia fiton Vikingut ndeshjen me dy gola, Elbasan Rashani nuk e shpëton Oddin nga humbja

Ylldren Ibrahimaj ia fiton Vikingut ndeshjen me dy gola, Elbasan Rashani nuk e shpëton Oddin nga humbja

Sport November 22, 2020 - 19:58

Sot janë zhvilluar disa ndeshje interesante në kampionatin elitar norvegjez, Eliteserien.

Vikingu ka arritur fitore të rëndësishme në udhëtim te Sarpsborgu me rezultat, 1:2, shkruan "Zeri.info".

Dy golat për Vikingun i shënoi futbollisti nga Kosova, Ylldren Ibrahimaj.

Ibrahimaj i realizoi të dy golat në minutat '60 dhe '72.

Në këtë sfidë për Vikingun u paraqit edhe Zymer Bytyqi dhe Berisha.

Nga ana tjetër, Odd i Elbasan Rashanit është mposhtur në shtëpi nga Start me rezultat 1:2.

Futbollisti i Kosovës luajti vetëm 44 minuta në këtë sfidë. /Zeri.info