Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
'Dramë' pas ndeshjes Leeds - Arsenal, futbollisti i Arsenalit i kapet Ezgjan Alioskit, ndërhynë edhe Granit Xhaka

'Dramë' pas ndeshjes Leeds - Arsenal, futbollisti i Arsenalit i kapet Ezgjan Alioskit, ndërhynë edhe Granit Xhaka

Sport November 22, 2020 - 19:36

Është mbyllur ndeshja mes Leeds Unitedit dhe Arsenalit në kuadër të kampionatit elitar anglez, Premierligë.

Leeds Unitedi ka qenë nikoqir i Arsenalit të Mikel Artetës në kuadër të javës së nëntë në Premierligë, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja që u zhvillua në "Elland Road" u mbyll me rezultat 0:0.

Arsenali nga minuta e 52-të luajti pa një futbollist pas përjashtimit të Nicolas Pepes me të kuq, i cili pati një përplasje me futbollistin shqiptar, Ezgjan Alioski.

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti tjetër i Arsenalit, Kieran Tierney për këtë arsye iu "vërsul" Alioskit për t'u fjalosur me të.

Por, bashkëlojtarët, si dhe Granit Xhaka ndërhynë për ta qetësuar situatën. /Zeri.info