Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Eriksen është i lirë të largohet nga Interi në janar, thotë Marotta

Eriksen është i lirë të largohet nga Interi në janar, thotë Marotta

Sport November 22, 2020 - 18:38

Christian Eriksen është i lirë të largohet nga Interi në janar, ka konfirmuar shefi ekzekutiv i klubit, Beppe Marotta.

Reprezentuesi danez arriti tek Interi në janarin e kaluar, dhe pritshmëritë për të ishin të mëdha, shkruan "Zeri.info".

Megjithatë, forma e tij ka qenë e dobët dhe trajneri Antonio Conte është i gatshëm ta largojë atë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Marotta, i cili thotë se "Nerazzurrët" janë të gatshëm t'i dëgjojnë ofertat për të.

"Dje, Conte u përgjigjë në mënyrë të papritur", ka thënë Marotta për "DAZN".

Mund të them se ne nuk e mbajmë në skuadër një futbollist që kërkon largimin. Ne do t'i bëjmë kalkulimet tona", tregoi ai.

"Tani nuk ka asnjë ofertë, por ne do të mundohemi ta bëjmë zgjidhjen tonë më të mirë", shtoi Marotta. /Zeri.info