Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Pavarësisht mungesave, Liverpooli shihet favorit ndaj Leicesterit nga bastet sportive

Pavarësisht mungesave, Liverpooli shihet favorit ndaj Leicesterit nga bastet sportive

Sport November 22, 2020 - 18:29

Liverpooli dhe Leicester City do të takohen sonte në “Anfield” në takimin e vlefshëm për javën e nëntë në elitën e futbollit anglez, shkruan “Zeri.info”.

Dy skuadrat janë në luftë për pozitën e parë në tabelë dhe kërkojnë t’i arkëtojnë tre pikët në këtë takim që pritet të jetë shumë interesant.

“The Reds” të drejtuar nga, Jurgen Klopp shihen si favorit në këtë përballje nga bastet sportive.

Kuota e fitores së kampionit në fuqi të Premierligës është 1.80, ndërsa ajo e Leicester Cityt është 3.90.

Barazimi në këtë sfidë llogaritet me kuotën 4.10.

Image

Momentalisht, Leicesteri është në vendin e tretë me 18 pikë, një vend më posht është Liverpooli që ka një pikë më pak.

Dueli Liverpool – Leicester City fillon nga ora 20:15.

/Zeri.info