
Derbi i javës në Itali zhvillohet sonte, Napoli – AC Milan: Bastet sportive e shohin favorit këtë skuadër
Sport
November 22, 2020 - 18:20
Sonte zhvillohet njëra nga kryendeshjet e javës së tetë në Serinë A italiane, raporton “Zeri.info”.
Napoli e pret në “San Paolo” liderin e kampionatit deri më tani, Milanin në takimin që fillon nga ora 20:45.
Bastet sportive e shohin favorit Napolin këtë sfidë qe pritet të jetë shumë interesante.
Kuota për fitoren e “Napolitanëve” është 2.15, ndërsa për fitoren e “kuqezinjëve” kuota është 3.30.
Barazimi në këtë sfidë llogaritet me kuotën 3.50.

Takimi i fundit ndërmjet vete të dy skuadrave ka përfunduar në paqe, pasi që po në të njëjtin stadium kanë luajtur 2:2. /Zeri.info