Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Astrit Selmani nuk ka të ndalur, shënon golin e radhës në Suedi, asistimet i bën një tjetër futbollist shqiptar

Astrit Selmani nuk ka të ndalur, shënon golin e radhës në Suedi, asistimet i bën një tjetër futbollist shqiptar

Sport November 22, 2020 - 18:13

Astrit Selmani po vazhdon me formë të lartë në kampionatin elitar suedez.

Futbollisti nga Kosova e ka gjetur sërish golin në futbollin suedez, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen mes Ostersundsit dhe Varbergsit, Selmani ka realizuar golin e dytë për 0:2.

Ndërkaq, edhe Albert Ejupi ka lënë gjurmë në këtë ndeshje.

Ejupi ka asistuar në dy golat e Varbergsit në këtë sfidë.

Ndryshe, ndeshja në fjalë është e vlefshme për javën e 28-të në kampionatin elitar suedez. /Zeri.info