Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Valon Behrami nuk starton për Genoan në Serie A

Valon Behrami nuk starton për Genoan në Serie A

Sport November 22, 2020 - 17:47

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri në fillimin e takimit të javës së tetë në Serie A mes Udineses dhe Genoas, shkruan “Zeri.info”.

Dy skuadrat duket se këtë sezon do të jenë rivalë në luftën për mbijetesë dhe do të takohen mesvete në “Dacia Arena”.

Futbollisti me origjinë shqiptare, Valon Behrami do ta nisë ndeshjen për Genoan nga stoli.

Takimi fillon nga ora 18:00 dhe zhvillohet pa praninë e publikut për shkak të koronavirusit.