Vedat Muriqi me shokë u përballën me një situatë jo të këndshme pas fitores ndaj Crotones, nuk u lejuan të udhëtojnë me aeroplan shkaku i stuhisë së madhe

Vedat Muriqi me shokë u përballën me një situatë jo të këndshme pas fitores ndaj Crotones, nuk u lejuan të udhëtojnë me aeroplan shkaku i stuhisë së madhe

Sport November 22, 2020 - 17:26

Fitorja 2:0 ndaj Crotones definitivsht nuk do të mbetet në kujtimet më të bukura të futbollistëve të Lazios.

Skuadra romake kishte një problem me fluturimin e tyre në Kalabri, shkruan "Zeri.info".

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito kohëve të fundit e bleu një aeroplan privat "Boeing 737" për nevojat e skuadrës, dhe ata e përdorën këtë për herë të parë këtë fundjavë.

Në këtë udhëtim, skuadra u përballë me stuhi që bëri të ketë trubullira të forta.

Në kthimin e tyre, skuadra e Lazios nuk u lejua të udhëtonte me aeroplan nga kontrolli ajror.

Për shkak të kësaj, skuadra duhej të merrte një autobus për në Lamezia dhe nga aty të udhëtojë për në Romës. /Zeri.info