Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Lista e golashënuesve pas javës së 13-të, Daku e mban distancën me rivalët

Lista e golashënuesve pas javës së 13-të, Daku e mban distancën me rivalët

Sport November 22, 2020 - 17:20

Java e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll është mbyllur sot me dy superndeshje të zhvilluara në Suharekë e Prishtinë, shkruan “Zeri.info”.

Ballkani ka shënuar fitore të madhe 4:2 ndaj Llapit në Suharekë, derisa edhe FC Prishtina ka triumfuar me të njëjtin rezultat në kryeqytet ndaj Trepçës ’89.

Edhe pas javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll, sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku vazhdon t’i prijë listës së golashënuesve të kampionatit kosovar.

Daku me golin e shënuar sot, ka shkuar në kuotën e 18 golave në përgjithësi me fanellën e klubit nga Suhareka.

I dyti është Otto John i FC Prishtinës që ka 6 gola. Kurse vendin e tretë e mban i riu Ermal Krasniqi i Ballkanit.

Kjo është lista e plotë e golashënuesve më të dallur të Superligës së Kosovës në futboll pas 13 javësh.

Image

/Zeri.info